590.6 milionë euro është në total dëmi ekonomik, që i është shkaktuar buxhetit të shtetit nga parregullsitë dhe shkeljet financiare të institucioneve publike në vend.

Kjo shifër është nxjerrë pas auditimeve të kryera nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, në periudhën Janar - Qershor të këtij viti, por që shkelje financiare përgjithësisht i përkasin veprimtarisë ekonomiko-financiare për periudhën kohore 2014-2016.

Në totalin prej 960.6 milion euro, afërsisht 14,4 milionë euro është vetëm dëmi në buxhet si pasojë e parregullsive dhe shkeljeve financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera.

Ndërsa 576 milionë euro janë zbuluar shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e subjekteve të audituara.

Sipas KLSH, dëmi më i madh ekonomik vërehet në fushën e doganave, më pas vjen ajo e prokurimeve publike. Shkelje të medha ka edhe në sektorin e tatim - taksave.

Kontrolli i Lartë i Shtetit sjell raport edhe lidhur me problematikat më të mëdha që hasin sot qytetarët. Nga auditimet rezulton se pjesa më e madhe kanë si shqetësim çështjen e privatizimit dhe kthimit të pronës.

Gjatë periudhës 6 mujore nga ana e KLSH-së janë bërë 20 kallëzime penale, për drejtues të rangut të mesëm dhe të lartë në vend.

Tv Klan